Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, ku u shemb një pjesë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor, duke lënë të vdekur 14 persona.

Vuçiq tha se në mesin e viktimave është dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

“Ne u goditëm nga një tragjedi e madhe. Në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad, tenda u shemb mbi shumë njerëz. Ende nuk kemi arritur të vërtetojmë identitetin e pesë personave, tetë nga të vdekurit janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia. Në emër të të gjithë qytetarëve, familjarëve dhe të afërmve u shpreh ngushëllimet e mia. Ne duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë familjet e viktimave, të bëjmë gjithçka për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar ata që humbën të dashurit e tyre”, tha presidenti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Edhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut në mesin e viktimave në Novi Sad appeared first on Telegrafi.