Edhe nëse qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në Maqedoni, sërish do të duhet t’i paguajnë ato

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre. Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë.

“Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ankesa për korrigjimin e faturës nuk e përjashton përdoruesin nga pagesa, por në rast të korrigjimit për shkak të vlerave të supozuara në faturë, këto pagesa merren parasysh. Për më tepër, pagesat përdoren për të shlyer faturat e ardhshme ose i kthehen përdoruesit me kërkesën e tyre dhe dëshminë e bashkangjitur të pagesës”, thotë EVN Home.

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë./Telegrafi/

Advertisement

The post Edhe nëse qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në Maqedoni, sërish do të duhet t’i paguajnë ato appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy