Edhe Lëvizja Besa dëshiron të veprojë si e pavarur në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Lëvizja Besa dëshiron të veprojë si e pavarur në Kuvend

Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni me LSDM-në, kryetari i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Besa dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.

“E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Lëvizja Besa edhe ajo mendon. Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar. Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë si grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev.


PLD-ja braktis grupin parlamentar të LSDM-së, do të veproj më vete

Advertisement

Ai thotë se kjo ndarje e partive të vogla, me shumë gjasë vjen ngaqë ato në të kaluarën kanë vepruar nën hijen e partive të mëdha dhe nuk janë dukur mjaftueshëm.

Ndërkaq, paraprakisht, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, megjithatë ka bërë të ditur se dy deputetë të opozitës shqiptare janë në negociata për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Edhe Lëvizja Besa dëshiron të veprojë si e pavarur në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy