Edhe Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve. Sipas tij, institucionet duhet t’i informojnë qytetarët se sa mjete disponon Fondi për Sigurim Pensional.

“Institucionet kompetente duhet të tregojnë në mënyrë transparente se sa mjete disponon Fondi Pensional. Është e palejuar që për elitën politike të ketë rritje të pagave për 78%, ndërsa pensionistët 6%. Nëse ndërtojmë shtet të së drejtës atëherë është e drejtë me përqindje të barabartë të ketë rritje të të hyrave”, u shpreh Dimitrievski.

Ai kërkoi që të ulen pagat për funksionarët dhe kjo të shpërndahet për të tjerët, ndërsa për kërkesat e pensionistëve të cilët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, theksoi se pensionistët kanë qenë themeli financiar në familje, ndërsa sot kanë sa për ekzistencë.

Ndryshe, pensionistët e Maqedoni shprehen të pakënaqur nga rritja prej 6 për qind në shtator./Telegrafi/

Advertisement

The post Edhe Dimitrievski kërkon rritjen e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy