“Earth Day” në Tetovë, nuk ftohet Teuta Arifi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Tetovë është mbajtur aktiviteti “Earth Day”, i shënuar me ngasje të biçikletave nëpër qytet nga të rinjtë, studentë të USHT-së dhe përfaqësues të Këndit Amerikan në Tetovë, të cilët edhe tradicionalisht e organizojnë këtë aktivitet.

Prezent në këtë aktivitet ishte ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrns e cila i’u bashkangjit të rinjëve me biçikletë nëpër rrugët e Tetovës. Përkundër prezencës së kryetares së Komunës së Tetovës gjatë viteve të kaluara, Teuta Arifi këtë herë nuk ishte e ftuar në këtë aktivitet, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

Në aktivitet pjesmarrës ishte edhe rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ahmeti bashkë me studentët e këtij universiteti.

Përndryshe aktiviteti “Earth Day” mbahet për çdo vit më 22 prill për të mbështetur mbrojtjen e ambientit jetësor. Ky aktivitet daton prej vitit 1970. Aktivitete organizohen në më shumë se 193 vende ku përfshihen në ngjarje të ndryshme më shumë se 1 bilion njerëz. /Telegrafi/

Advertisement

The post “Earth Day” në Tetovë, nuk ftohet Teuta Arifi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy