Policët nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, informojnë se dje kanë privuar nga liria personin me iniciale S.S. nga Shkupi, pak pasi kanë marrë denoncimin rreth orës 11:30 se ka rrëmbyer një foshnje nga personi me iniciale G.M., i cili, sipas raportit, e ka lënë foshnjën para një marketi në Qendrën Tregtare të qytetit në Shkup.

Fëmija dhe S.S. janë gjetur në zonën e Gjorçe Petrovit dhe S.S. është ndaluar në komisariat.

Siç informon MPB-ja, menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga zyrtarët policorë dhe është njoftuar prokurori publik.

Është zhvilluar një bisedë me familjarët e foshnjës, si dhe me drejtuesin e mjetit taksi me të cilin S.S. u nis për në Gjorçe Petrov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kundër S.S. është ngritur kallëzim penal i cili do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente dhe pas procedurës së shpejtë do t’i paraqitet gjykatësit kompetent.

The post E rrëmbeu foshnjën nga Qendra Tregtare në Shkup, kapet nga policia në Gjorçe Petrov appeared first on Telegrafi.