“E Majta” propozim buxhetin e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it e quan hkurtpamës, partiakisht të kurdisur dhe politikisht të motivuar për sezonin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Sipas tyre, partitë e oligarkëve nuk kanë vizion për të zgjidhur problemet e qytetarëve duke u udhëhequr nga interesat e tyre personale afatshkurtëra.

Premtojnë se do të ndërhyjnë me amendamente.

“Në vend të përgjigjeve për çështjet thelbësore për qytetarët, planifikim strategjik, komponentë e fuqishme zhvillimore dhe politikë sociale, kemi vetëm punësime dhe rritje të administratës në sezonin zgjedhor, si dhe injektimin e parave tek Kryebashkiakët e tyre kriminal që tashmë tri vite shkatërojnë shtetin. Vetëm për armë do të ndahen 2 miliardë denarë. Njoftojmë opinionin se “Levica” do të intervenojë përmes amendamentve ndaj buxhetit të propozuar republikan”, deklaroi deputeti i “Levicës”, Amar Meçinoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post E Majta: Propozim buxheti i Qeverisë është i kurdisur politikisht, i destinuar për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.