Në konferencë për shtyp, deputeti nga radhët e partisë E majta, Borisllav Krmov tha se partia e tij do të parashtrojë Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në muajin dhjetor.

“Bëhet fjalë për Propozim-ligj për ndryshime të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga LSM”, tha Krmov.

Ai shtoi se edhe pse LSM-së i është premtuar se do të miratohet ligji në janar, ai ende nuk është miratuar.

“Qëllimi i këtij ligji është që paga minimale nga 15 mijë denarë të rritet në 18 mijë denarë, që do të ishte rreth 60% të pagës momentale mesatare”, tha Krmov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se shporta e një familje kushton 35 mijë denarë dhe se një familje 4 anëtarëshe me dy paga minimale nuk mund t’ia dalin./Telegrafi/

The post E majta e Maqedonisë do të parashtrojë Propozim-ligjin për pagë minimale të propozuar nga LSM appeared first on Telegrafi.