Nëpërmjet një njoftimi të partisë “E majta” thuhet se “pas parregullsive të shumta në procesin e numërimit të rezultatit të votimit, si dhe pas marrjes së informacioneve për për manipulime dhe falsifikime, partia politike ‘E majta’ në KSHZ deri tani dërgoi 425 ankesa”.

“Këto ankesa, në pjesën më të madhe janë në vendvotime në disa njësi zgjedhore ku vëzhguesit e partisë, por edhe persona të tjerë, ishin dëshmitarë të votimit, dhe na dhanë informacione për manipulime nga KSHZ”, thonë nga ‘E majta”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

KSHZ deri në ora 19:30 do të pranojë ankesa për rezultatin e zgjedhjeve
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, me këto manipulime në mënyrë të drejtpërdrejtë është dëmtuar partia e tyre të cilës i janë marrë tre deputetë, dhe poashtu, siç thonë nga kjo parti, është shkelur e drejta e zgjedhjes.

“E njoftojmë opinionin se parashtrimi i ankesave do të vazhdojë gjatë ditës, deri në përfundimin e afatit ligjor prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin e kësaj partie politike./Telegrafi/

The post E majta dërgon 425 ankesa për parregullsi zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";