“E Majta” bllokon propozim-Ligjin për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa me të cilin parashikohet vendosja e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Dy deputetët e kësaj partie kanë propozuar 1.230 amendamente.

Njëri nga amendamentet është i VMRO-DPMNE-së. Lëvizja Besa si propozues dyshon se prapa mijëra amendamenteve qëndron një skenar për bllokimin e ligjit. Deputeti Fadil Zendeli thotë se ditëve në vijim do ta dekonspirojnë qëllimin e opozitës maqedonase.

“Këtu ka një prapaskenë dhe konspiracion i cili është paksa më i gjerë dhe besoj se në periudhën në vijim me siguri se gjërat do të qartësohen, do të kemi më shumë informacion se çfarë nënkupton deponimi i këtyre amendamenteve ndaj realizimit të një iniciative që nuk dëmton asnjë subjekt politik dhe asnjë etni. Është thjeshtë pjesë e një realiteti shoqëror dhe shtetëror që Maqedonia e Veriut e ka si një vend multi-etnik”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Arsyet e partisë “E Majta” janë se me vendosjen e përkatësisë etnike, vendi shkon në kundërshtim me vlerat Evropiane. Sipas tyre vetëm 20 shtete në botë kanë të vendosur grafën e përkatësisë etnike dhe fetare në dokumentet personale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post “E Majta” bllokon propozim-ligjin për letërnjoftime të propozuar nga Lëvizja Besa appeared first on Telegrafi.