Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës.

“Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompensim i ka dhënë veturën e tij “Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet”.

“Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por ia ka shitur veturën personit F.S, i cili nga më pas e kishte shitur për pjesë”.

“F.S është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post E kishte dhënë makinën për kompensim me mobilie, mashtrohet një person në Tetovë appeared first on Telegrafi.