Tridhjetë persona të rritur dhe 12 fëmijë ishin në mesin e të helmuarve nga tymi në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit.

Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, tha se në Klinikë janë drejtuar rreth tridhjetë persona me simptoma të helmimit nga tymi. Pjesa më e madhe e tyre janë liruar për mjekim në shtëpi, por katër të moshuar me gjendje më të rëndë klinike janë mbajtur për trajtim spitalor.

Në Klinikën e Fëmijëve janë sjellë 12 fëmijë, më i vogli 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç. Të gjithë kishin simptoma të thithjes së tymit. Vetëm dy fëmijë u ndaluan, ndërsa të tjerët u liruan me kërkesë të prindërve.

Përveç civilëve, një zjarrfikës dhe një polic kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit gjatë shuarjes së zjarrit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dymbëdhjetë fëmijë në mesin e të helmuarve nga tymi i zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në Çair appeared first on Telegrafi.