Para dy viteve, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO. Në kushte të jashtëzakonshme, kur bota ballafaqohej me pandeminë e coronavirusit, ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Uashington iu dorëzua dokumenti origjinal i ratifikimit të Protokollit të Prespës për anëtarësim nga ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker.

Data 27 mars u shënua si datë historike, ndërsa urime erdhën nga shumë politikanë të huaj duke përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sekretarin shtetëror Mike Pomppeo, kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen… Presidenti i vendit në video deklaroi se bëhet fjalë për suksese historike ku pas tre dekadave pavarësi, më në fund sigurohet siguria e Maqedonisë së Veriut dhe garantohet e ardhmja.

Më 30 mars 2020, flamuri i Maqedonisë u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel, në një ceremoni që shënon anëtarësimin zyrtar të vendit në NATO.

Vitin e kaluar një vjetori i anëtarësimit në NATO u shënua me vizitën e komandantit të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burke. Ai kishte takime me presidentin Stevo Pendarovski, me ish-kryeministrin Zaeev dhe me ish-ministren Sheqerisnka./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy vjet që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO appeared first on Telegrafi.