Dy të vrarë nga të shtënat në Vellkovë të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në fshatin Vollkovë të Shkupit një qiramarrës ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku jetonte, ka plagosur djalin e tij të mitur dhe më pas është vetëvrarë.

“Sot (24.03.2025) rreth orës 09.00, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Vollkovë, të Shkupit, ka pasur të shtëna me armë zjarri, me çrrastë kanë mbetur të lënduar disa persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe është konstatuar se në vendngjarje kanë ndërruar jetë R.C. dhe M.N., vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

I lënduar ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Si autor i mundshëm i ngjarjes po identifikohet M.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

The post Dy të vrarë nga të shtënat në Vellkovë të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy