Haki Aziri dhe Fejzi Aziri, të dy të dënuar për “ndihmë” në lëndën “Monstra”, një rast e dyshuar si i montuar, mund të amnistohen nëse Ligji për amnisti i përpiluar nga Ministria e Drejtësisë kalon në Kuvend.

Këtë për TV21 e konfirmoi edhe avokati i të dënuarve Naser Raufi. Amnistimi i tyre mund të bëhet për shkak se vepra që rëndon mbi ta është vetëm për “ndihmë” për rastin në fjalë, ndërsa nga ana tjetër dy të dënuarit tashmë e kanë kryer dy të tretën e dënimit.

Haki e Fejzi Aziri janë të dënuar me 9 dhe 15 vjet burg për ndihmë pas vrasjen e 4 djemve dhe një personi tjetër te liqeni i Smilkovës në periferi të Shkupit.

Ministria e Drejtësisë ka përpiluar propozim-ligj për amnisti, me arsyetimin për të lehtësuar gjendjen në burgjet e Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Dy të dënuar në rastin “Monstra” do të lirohen nëse kalon Ligji për amnisti në Kuvend appeared first on Telegrafi.