Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahen dy seanca në Komisionin ligjvënës.
Në rend dite në seancën e 86-të të komisionit janë Propozim-ligjet për çështjet gjyqësore dhe pagesën e kompensimit monetar për viktimat e veprave penale, të dyja në lexim të parë.
Në kuadër të kësaj seance duhet të shqyrtohen edhe Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për koncesione dhe partneritetit privat në procedurë të shkurtuar, Ligjit për shoqëri tregtare, ligjit për ndërmarrje publike dhe Ligjit për inspektoratin shtetëror, të tre në lexim të parë.
Anëtarët e komisionit në kuadër të seancës së 113-të duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për kontroll inspektorial në mjedisin jetësor në lexim të dytë, për Propozim-ligjin për shpifje në lexim të parë dhe për ndryshime në Ligjin për kryerje të punëve në procedurat doganore në procedurë të shkurtuar./Telegrafi/
The post Dy seanca në Komisionin ligjvënës në Kuvendin e RVM-së appeared first on Telegrafi.