Dy raste të dhunës fizike në mes grave në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tetovës ka regjistruar dy raste të dhunës fizike në mes grave.

I pari ka ndodhur dje rreth orës 10:10 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.

“Policia e Tetovës ka arrestuar 28-vjeçaren K.T nga Shkupi dhe 36-vjeçaren N.M nga Shtipi, të cilat e kanë prishur qetësinë publike, pas një përleshje fizike në mes tyre. Po merren masat për zbardhjen rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Vllezërit Milladinovci”, para disa ditësh.

Advertisement

“Gjatë ditës së djeshme M.N (27) nga Tetova ka denoncuar se më 15 qershor rreth orës 23:30 në rrugën ‘Vllezërit Milladinovci’ rreth orës 23:30 në afërsi të një shkolle të mesme, është sulmuar fizikisht nga A.M (23) gjithashtu nga Tetova”, thonë nga SPB Tetovë, prej ku shtojnë se po ashtu për këtë rast marrin masa për zbardhjen e detajeve./Telegrafi/

The post Dy raste të dhunës fizike në mes grave në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy