LSD të thotë se cilin nga dy propozimet e kryetarit Mickoski që mbrojnë identitetin dhe mundësojnë integrimin në BE e pranon, përndryshe nuk ka nevojë për negociata. Kështë kanë thënë sot nga OBRM-ja opozitare përmes një reagimi drejtuar opinionit dhe qeverisë.

Nga opozita i bëjnë thirrje kryeministrit Kovaçevski që të inkurajohet dhe të marrë guximin që t’iu tregojë qytetarëve se cilin propozim e pranon e të mos manipulojë, sipas

“E para, vlefshmëria e shtyrë e ndryshimeve kushtetuese kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe qeveri kalimtare pa BDI. E dyta, zgjedhjet në vjeshtë, garanci nga institucionet e BE-së për identitetin shekullor maqedonas, një paketë ndihme nga Komisioni Evropian për ekonominë dhe qytetarët maqedonas dhe një kërkesë për Bullgarinë për zbatimin e të paktën 3 aktgjykimeve të GJEDNJ-së lidhur me maqedonasit në Bullgari. Edhe pas zgjedhjeve, partia që do të jetë opozitë duhet të mbështesë qeverinë dhe shtetin në zbatimin e këtyre hapave”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Nëse Kovaçevski nuk deklarohet për njërin nga këto propozime, sipas OBRM-PDUKM-së, më mirë të mos e vazhdojë më këtë temë./KlanMacedonia

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy propozimet e OBRM-PDUKM-së? – Opozita thirrje kryeministrit për ta ndarë mendjen appeared first on Telegrafi.