Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën javën e kaluar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë vdekur javën e kaluar në RMV, ndërsa janë regjistruar 213 raste të reja pozitive, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga data 19 deri më 25 gusht në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 597 materiale, me një rënie prej 1.8 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në 18 qytete. Shumica e rasteve të regjistruara ishin nga Shkupi – 99, Kavadari – 23, Ohri – 20, Tetova – 18, Manastiri – 17. Incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar.

“Personat e prekur janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 275 persona. Janë raportuar dy persona të vdekur të lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për persona të moshës 48-88 vjeç, me sëmundje shoqëruese, të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, dhe përsa i përket statusit të vaksinimit, njëri person është i pavaksinuar dhe tjetri ka marrë dy doza të vaksinës kundër Covid-19”, thuhet në Raporti i ISHP-së.

Advertisement

Në Maqedoninë e Veriut deri më 25 gusht, janë raportuar gjithsej 351,577 raste me koronavirus.

“Janë regjistruar 167.436 pacientë meshkuj dhe 184.141 femra. Numri më i madh i pacientëve janë të moshës mbi 60 vjeç – 90.884, ndërsa sëmundshmëria më e lartë (26.341.6/100.000) është regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Rasti i parë është regjistruar më 26 shkurt 2020./Telegrafi/

The post Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën javën e kaluar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy