Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Shkupit mori Urdhër për zbatimin e masave parahetimore kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale për mbajtje të armës pa leje e që është e dënueshme me Kodin Penal.
I dyshuari i parë, 26-vjeçari nga fshati Llaskarcë, më 20 korrik në bulevardin ‘Ilinden’ në Shkup, pa leje ka mbajtur armë, pistoletë EKOL Tiger i cili ka pasur 5 plumb a 6.35 mm. Arma dhe municioni janë gjetur në në automjetin e të dyshuarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe një automjet ku të dysharit të dytë 32 vjeçar nga Llaskarca i është gjetur pistoletë Tokarev 59 me shtatë plumba.
Sipas njoftimit, të dy kanë pranuar veprën penale ndërsa Prokurori ndaj tyre propozoi t’u shqiptohen masa të kujdesit për dy të dyshuarit ‘ndalesë të dalin nga vendbanimi, dhe oblighim të paraqiten në kohë të caktuar dhe përkohësisht t’u merren dokumentet e udhëtimit’./Telegrafi/
The post Dy persona nga Llaskarca kapen me armë, Prokuroria Publike hap hetim kundër tyre appeared first on Telegrafi.