Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.

“Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.

Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.

The post Dy ish-kryetarët e Koçanit të privuar nga liria për tragjedinë e zjarrit, ndodhen në burgun e Kumanovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";