Dy epidemiologë dhe dy punonjës teknik në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup janë pozitiv me coronavirus.
Drejtori i QSHP-së, Arben Ziberi në konferencë për shtyp sot bëri të ditur se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, në shërim shtëpiak prej ku i kryejnë obligimet e tyre të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Epidemiologët tanë në shtëpi me telefon bëjnë anketa”, tha Ziberi.
Ai tha se të gjithë epidemiologët e tjerë janë testuar dhe janë negativ. Ziberi tha se poashtu janë testuar punonjësit në DAP, ku pozitiv rezultoi drejtoresha Sanja Llukarevska, në Inspektoratin e Punës, ku ka pasur një person me coronavirus si dhe punonjës në disa institucione në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/
The post Dy epidemiologë dhe dy teknikë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup pozitiv me coronavirus appeared first on Telegrafi.