Dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit Talat Xhaferi.

Interpelanca është parashtruar nga deputeti i “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Ata e kanë dorëzuar interpelancën ndaj Xhaferit, për tri arsye: Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe, për mënyrën e zbatimit të gjuhës shqipe dhe mënyrën e votimit të deputetëve në Kuvend.

Pas dorëzimit të interpelancës, e njëjta nga Xhaferi duhet të caktohet nëse do të vendoset në rend dite për diskutim nga deputetët dhe më pas edhe të votohet për të./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi appeared first on Telegrafi.