Prokuroria ka hapur hetimet për vrasjen në Batincë, për të cilën dyshohen dy banorë të fshatit.

Më datë 1 korrik, me një automjet me targa të huaja, në të cilin mbanin në mënyrë të paligjshme tre automatikë, i kanë bllokuar rrugën një makine tjetër me dy pasagjerë dhe kanë nisur të qëllojnë mbi ta, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur rëndë tjetrin.

Të dyshuarit kanë djegur veturën e tyre në afërsi të fshatit Draçevicë dhe janë larguar. Të dyshuarit janë në arrati dhe organet e rendit janë në kërkim të tyre.

Motivet nuk dihen aktualisht, por spekulohet se bëhet fjalë për gjakmarrje për një rast i cili ka ndodhur 15 vite më parë kur u vra një fëmijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dy banorë nga Batinca të akuzuar për vrasje, policia në kërkim të tyre appeared first on Telegrafi.