Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të tregtarëve me shumicë dhe pakicë nga sektori i produkteve ushqimore, jo ushqimore, pijeve dhe duhanit.
Në qendër të takimit ishte Rregullorja e re, e cila tashmë është në fuqi dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.
“I dëgjova me vëmendje qëndrimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, në kuadër të procesit të zbatimit dhe monitorimit të rregullores”, shkroi ministri Durmishi ne rrjetet sociale.
Me tej thekson se zbatimi i kësaj rregulloreje është një proces i gjallë, që do të vijojë në bashkëpunim me palët e përfshira, me synim ndërtimin e një tregu të ndershëm dhe funksional.
Rregullorja e re parasheh kontroll më të rreptë të çmimeve, me qëllim rritjen e transparencës në treg dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ajo synon të krijojë kushte të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë dhe të ndalë praktikat e padrejta që kanë dëmtuar konsumatorët.
The post Durmishi: Zbatimi i rregullores për çmime nuk ndalet appeared first on Telegrafi.