Bojan Jovanovski sot ngriti kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave, zhvatje, mashtrim, dhënie të dëshmisë së rreme.
Avokati i Jovanovskit, Sasho Dukoski, i tha Prokurorisë se Jovanovski po përdor të drejtën ligjore nga neni 273 i Kodit të Procedurës Penale, i cili thotë se çdo qytetar mund të paraqesë kallëzime penale për një krim që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Akuzat penale do të ngriten për të paktën disa krime, kryesisht për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, zhvatje, mashtrim, dhënie të dëshmisë së rreme, torturë…,”, tha Dukoski.
Deri më tani, siç theksoi ai, disa herë ata kanë kërkuar të paraqesin kallëzime penale pranë Prokurorit të Republikës.
Duke u përgjigjur në pyetjeje të gazetarëve, Dukoski theksoi se raportet janë për persona nga institucionet shtetërore dhe për persona jashtë këtyre institucioneve, pa specifikuar se kush janë.
Ai theksoi se këto janë akuza penale plotësisht të reja që nuk kanë asnjë lidhje me rastin “Haraçi”./Telegrafi/
The post Dukoski: Kallëzimet e reja penale të Jovanovskit nuk kanë lidhje me rastin “Haraçi” appeared first on Telegrafi.