“Duhet të respektohet vendimi i Qeverisë për mënyrën e mësimdhënies në vitin e ri shkollor 2020/2021. Kjo do të thotë që në shkollën e mesme mësimi duhet të jetë online”, deklaroi kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka.
Ai tha se vendimi i marrë nga Qeveria, me rekomandimin e strukturave përkatëse, nuk do të thotë se nuk mund të ndryshohet e njëjta, dhe sigurisht që do të varet nga rrjedha e situatës epidemiologjike me Covid-19.
“Ne, si pushtet lokal, kemi dorëzuar vendimin e Këshillit komunal, si themelues të shkollave, i cili kërkon mësimdhënie me prani fizike të nxënësve në dy nëntëvjeçarët “Penestija” dhe “Riste Ristevski” dhe shkollën e mesme “28 Nëntori”, për të cilën po presim përgjigje”, tha Duka.
Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për mësim online, gjimnazistët nga Dibra bojkotuan mësimet dje dhe sot ata mbajtën protestë.
Ata konsiderojnë se vendimi është i padrejtë sepse shkolla e tyre ka hapësirë të mjaftueshme dhe të gjitha masat e nevojshme të parashikuara nga protokollet për mbrojtje nga Covid-19 janë marrë.
The post Duka: Vendimi i Qeverisë për mënyrën e mësimdhënies duhet të respektohet appeared first on Telegrafi.