Shtabi Operativ Komunal i Dibrës, me të cilin udhëheq kryetari i Dibrës Hekuran Duka, e shqyrton gjendjen epidemiologjike me Kovid-19, në fazën e dytë të sëmundjes, e cila në këtë rajon sërish u kthye më datën 5 të këtij muaji.

“Gjendjen e vlerësojmë si shumë serioze, si për shkak të numrit të madh të të infektuarve në fazën e dytë ashtu edhe për shkak të shfaqjes të një numri të madh të qytetarëve të cilët paraqiten me simptoma të virusit të rrezikshëm. Nuk kërkojmë shumë nga qytetarët dhe subjektet afariste, vetëm vigjilencë më të madhe dhe respektim të rreptë të masave dhe protokolleve. Ky është realiteti ynë i ri dhe botëror i cili kërkon prej nesh ta përdorim maskën mbrojtëse, të mbajnë distancë fizike dhe zbatim të rregullave për higjienë”, deklaroi Duka.

Të dhënat e paraqitura në seancën e Shtabit flasin se në fazën e dytë të sëmundjes janë regjistruar 141 raste pozitive me Kovid-19, kundrejt 51 sa kishte në fazën e parë.

Përqindje më e madhe e të infektuarve janë në qytet, derisa tre janë në Qendër Zhupë, një nga fshati Mogorç, 10 nga fshati Broshticë, dhe nga një nga Kosovrasti i Poshtëm dhe Xhepishtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për momentin ka 52 të shëruar me dy teste negative, 17 raste me një test pozitiv dhe presin rezultatet nga testi i dytë, 35 te të cilët testi i parë është pozitiv, ndërsa i dyti negativ dhe presin t’u bëhet testi i tretë kontrollues,
ndërsa numër i njëjtë presin të kalojnë 14 ditë që t’u bëhet testi kontrollues”, informuan kompetentët në seancën e Shtabit.

Sipas tyre, në fazën e dytë të Kovid-19 kanë vdekur dy persona – burra, një nga Dibra dhe një nga fshati Broshticë. Në fazën e parë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur katër persona, një grua nga Qendër Zhupa dhe tre
burra nga Dibra.

Për momentin mbi 60 pacientë trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, në Klinikën Infektive janë hospitalizuar katër, Në SPQ “Shtatori” tre dhe një në spitalin në Kozle. Në izolim shtëpie janë 95 persona.

Sipas të dhënave statistikore të Departamentit për Punë të Brendshme të Dibrës, megjithatë, në 24 orët e fundit, 17 personave u janë lëshuar urdhra për kundërvajtje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Duka: Nuk kërkojmë shumë nga qytetarët e Dibrës, vetëm vigjilencë më të madhe dhe respektim të rreptë të masave appeared first on Telegrafi.