Me vendim qeveritar, Faruk Omeri sot u shkarkua nga ushtrues detyra i drejtorit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, dhe me vendim tjetër Sanja Llukarevska u emërua për drejtore e këtij institucioni.
Llukarevska gjatë ditës së sotme dha dorëheqje nga posti i deputetes, ndërsa para se të bëhet deputete, ajo për disa vite ishte në krye të DAP-it, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Llukarevska ishte deputete e koalicionit ‘Mundemi’ e udhëhequr nga LSDM, ndërsa në vend të saj deputete do të jetë Lidija Tasevska./Telegrafi/
Advertisement
The post Drejtorinë e të Ardhurave Publike do ta drejtojë Sanja Lukarevska appeared first on Telegrafi.