Rritja e pagave për punonjësit e Drejtorisë të Librave Amë në Maqedoni mund të gjej zgjidhje brenda disa muajve.

Kjo pasi, atyre do të ju ofrohet një model tri opsional për rritjen e pagave në afat deri në muajin shtator.

Siç informon Ministria e Drejtësisë, ata kanë zhvilluar një takim me Drejtorinë e Librave Amë, Sindikatën e Pavarur dhe një përfaqësues nga Qeveria dhe është rënë dakord që deri më 1 shtator të përgatiten tri opsione për mënyrën e rritjes së pagave të punëtorëve në këtë Drejtori.

“Më 15 qershor është nënshkruar një marrëveshje kolektive, e cila përcakton kriteret për pushimet vjetore dhe mungesat pa pagesë, kompensimin e pagave dhe të ardhurat e tjera, pagesën e përfitimit të pushimit vjetor, shtesat në pagë, shpërblimet jubilare etj. Si e drejtë që sindikata dhe punëdhënësi e kanë vendosur në këtë marrëveshje, paga minimale është paga bazë”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Drejtësisë, siç thuhet, do të vazhdojë të kujdeset për avancimin e të drejtave të punëtorëve të Drejtorisë edhe në të ardhmen.

 

The post Drejtoria e Librave Amë pezullon grevën, Qeveria e Maqedonisë do të ofroj model për rritjen e pagave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";