
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, një shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe, me origjinë nga India, ka tentuar të fusë në vend 76 parfumë. Pas mbërritjes në vend, pasagjeri ka zgjedhur kanalin e gjelbër dhe është përzgjedhur për kontroll doganor për shkak të dyshimit. Gjatë kontrollit në dy valixhet që kishte me vete janë gjetur parfumë me origjinë nga Dubai, të cilat pasagjeri nuk i kishte deklaruar, njoftoi sot Drejtoria Doganore.
Në një rast tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri i cili është dashur të udhëtojë me fluturimin nga Shkupi në Londër për në Luton, janë gjetur 260 pako me nga 50 gramë duhan.
Drejtoria doganore informon se një shofer kamioni ka tentuar të kontrabandojë në vend një inverter diellor përmes vendkalimit kufitar Tabanoc. Ai është ndaluar në tentativën e tij nga shërbimi i skanerit celular, i cili gjatë kontrollit ka konstatuar se ka parregullsi në kabinë, pas së cilës është bërë kontroll fizik, kur është gjetur inverteri diellor.
Doganierët në vendkalimin kufitar Tabanoc gjetën 129 pako suplementesh Zeo Medic, në valixhet e njërit prej pasagjerëve që udhëtonte në autobusin në mes të Shkupit dhe Beogradit. Suplementet janë sekuestruar, ndërsa ndaj pasagjerit do të fillojë procedura përkatëse.
Doganierët parandaluan tentativën për kontrabandim të 3.150 qeseve maxhun me shtesa, pasi një udhëtar ka tentuar t’i sjellë në vend në mënyrë të paligjshme përmes pikës kufitare Bogorodicë. Personi që udhëtonte me makinë, i pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar në doganë, u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Për shkak të dyshimit, automjeti është përzgjedhur për kontroll të detajuar, gjatë të cilit malli i padeklaruar është gjetur në bagazhin në tre valixhe mes sendeve personale.
Një ekip mobil doganor në njësinë doganore Tabanoc gjatë kontrollit të kamionit ka konfiskuar 463 veshje me mbishkrimin e Ralf Lauren, Dior, Bos dhe markave të tjera të modës për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Drejtoria doganore njoftoi se një udhëtar ka tentuar të kontrabandojë mallra të ndryshme në vendkalimin kufitar Novo Sellë, thika, çelësa, pajisje për peshkim dhe kufje. Ai është ndalur në gjurmët e tij nga doganierët të cilët gjatë kontrollit të automjetit kanë zbuluar mallin e padeklaruar në bagazhin dhe mes sediljeve.
The post Drejtoria e Doganave të RMV-së: U parandaluan përpjekjet për kontrabandimin e parfumave, duhanit dhe veshëmbathjeve appeared first on Telegrafi.