Drejtori i ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me lajmet për sulm fizik ndaj tij.

“Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe SPB-Tetovë”, shkruan Etemi.


Sulmohet një drejtor në spitalin e Tetovës
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se nuk do të lejojë veprime të pahijshme dhe se do t’u shërbejë qytetarëve dhe jo, siç i quan ai, sherifëve të dikujt.

“Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni”, shkruan Etemi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës: Nuk jam sulmuar fizikisht appeared first on Telegrafi.