Rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut sheqtësoi gjithë opinionin në vend.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Sefanoviq thotë se ndjehet e shqetësuar për shkak të gjendjes në të cilën po ndodhemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë punoj në klinikë dhe normalisht se më frikëson numri i të infektuarve dhe personat që janë të sëmurë rëndë. Kjo kërkon nevojën për një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës për mjekët, personelin shëndetësor dhe hapësirë”, tha Stefanoviç.
Ndryshe momentalisht në Maqedoni ka 1.343 raste aktive. Që nga fillimi i epidemisë 3152 persona janë infektuar me coronavirus ndërsa prej tyre 1.653 janë shëruar dhe 156 person kanë humbur jetën./Telegrafi/
The post Drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup: Frikësohem nga numrat e të infektuarve dhe të vdekurve appeared first on Telegrafi.