DPHM: Temperatura më të larta në Maqedoni nga java e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër.

Siç informojnë nga DPHM-ja, temperaturat do të kenë rritje graduale, ndërsa pritet të jetë veçanërisht nxehtë nga fillimi i javës së ardhshme.

Nesër temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 24 deri në 35 gradë. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe me temperaturë deri në 33 gradë.

The post DPHM: Temperatura më të larta në Maqedoni nga java e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy