DPHM: Shkrirja intensive e borës në male ka rritur nivelin e ujit të lumenjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe përroskave, veçanërisht në zonat ujëmbledhëse që vijnë nga zona më të larta malore dhe ku ekziston mundësia e shkrirjes intensive të borës në ditët në vijim.

“Moti me re dhe temperaturat e larta mbi mesataren e ajrit për këtë periudhë të vitit shkaktuan shkrirjen intensive të borës nga malet dhe rritjen e nivelit të ujit të lumenjve në të gjithë vendin, kryesisht tek ata që vijnë nga vendet më të larta malore”, informojnë nga DPHM.

“Për shkak të temperaturave të larta si ditën ashtu edhe natën, ka shkrirje të mbulesës së borës edhe në pjesët më të larta malore me lartësi më të madhe, gjë që kontribuon në rritjen e përshpejtuar të nivelit të ujit të rrjedhave ujore në të gjithë vendin, veçanërisht ato që vijnë nga malet më të larta, ku ende ka sasi më të mëdha të borës.

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta të ajrit do të vazhdojnë edhe sot, por edhe në ditët në vijim, kështu që pritet që niveli i ujit të lumenjve në të gjithë vendin të jetë i lartë”, thuhet në një deklaratë nga DPHM./Telegrafi/

Advertisement

 

The post DPHM: Shkrirja intensive e borës në male ka rritur nivelin e ujit të lumenjve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy