Reshjet e paralajmëruara të shiut që priten pasdite, mund të shkaktojnë dalje të ujit nëpër rrugët e qytetit lokalisht në disa vende është e mundur të rritet shpejtë niveli i ujit të lumenjve dhe grykave më të vogla, por nuk ekziston rreziku i mbushjes së lumenjve më të mëdhenj, edhe pse në disa prej tyre është e mundur të rritet ndjeshëm niveli i ujit, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimit, prej pasdite priten reshje të shiut, të cilat do të fillojnë nga pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës do të përhapen në pjesë të tjera të vendit. Në pjesët veriperëndimore, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima.

Moti i ndryshueshëm i ndjekur nga reshjet do të zgjasë deri të shtunën, kur pritet përsëri një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të thatë, me ç ‘rast lumenjtë do të shënojnë ulje të niveli të ujit.

The post DPHM: Reshjet e paralajmëruara në Maqedoni mund të shkaktojnë dalje të ujit nëpër rrugët e qytetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";