
Nga nesër do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe ngritje graduale të temperaturave. Në disa zona do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Nga mbrëmja e së hënës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta kohë pas kohe do të bie borë e dobët.
Siç njofton DPHM, nesër temperaturat minimale do të arrijnë deri në -8, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë deri në 7 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
The post DPHM: Nga nesër do të kemi mot më të ngrohtë appeared first on Telegrafi.
Advertisement