DPHM Maqedoni: Të reshurat e paralajmëruara nuk pritet të shkaktojnë vërshime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka rrezik nga dalja e lumenjve më të mëdha nga shtrati në vend edhe krahas paralajmërimeve për të reshura më të mëdha lokale të shiut gjatë disa ditëve të ardhshme, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni.

Sipas Drejtorisë, nëse në disa vende, të reshurat janë më intensive dhe bien për kohë të shkurtë dhe nëse janë në formë të motit të keq, të shoqëruara me erë të fuqishme, është e mundur paraqitje e daljes së ujit nga shtrati në mjediset urbane për shkak të pamundësisë për lëvizjen e ujit.

“Duke filluar nga sot pasdite, e gjatë disa ditëve të ardhshme, në disa vende në shtet paraqiten të reshura të mëdha lokale të shiut, me ç’rast nuk ka rrezik për dalje nga shtrati të lumenjve më të mëdha në vend. Gjatë të reshurave më të shkurta intensive të shiut, është e mundur rritje e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve më të vogla. Në rrethana të tilla, paralajmërojmë në lëvizje të kujdesshme afër lumenjve të vogla në vend”, njofton DPHM.

The post DPHM Maqedoni: Të reshurat e paralajmëruara nuk pritet të shkaktojnë vërshime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy