DPHM: Fundjava e ftohtë dhe me mjegull

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër do të jetë ftohtë me kushte për mjegull paradite në disa lugina. njoftojnë nga DPHM.

Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -6 deri në 1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë kushte për mjegull, gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Advertisement

Moti në ditët në vijim do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura negative të mëngjesit në shumë vende, kurse gjatë ditës do të jetë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.

mesi i javës së ardhshme priten reshje lokale kryesisht të borës. 

The post DPHM: Fundjava e ftohtë dhe me mjegull appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy