Goce Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, i cili ishte në arrati dhe i dyshuar për djegien e një kafeneje, sot është vetëdorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës njoftojnë nga MPB.

Për të është lëshuar një urdhër arresti.

Ai ishte planifikuar të dëshmonte për rolin e tij në kërkimin e Vanya më 15 nëntor, por nuk u paraqit në gjykatë për shkak të sulmeve të panikut.

Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç, së bashku me babain, mblodhën video dhe ndërmorën aktivitete për gjetjen e fëmijës. Më pas nga Prokuroria në një konferencë mësohet se ai ka edhe statusin e të dyshuarit për zjarrvënie pasi sipas të dhënave nga aty më 13 nëntor së bashku me tre persona të tjerë i ka vënë flakën një kafeneje që ndodhej në një ndërtesë në Kisella Vodë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit appeared first on Telegrafi.