Deponimet e naftës në TC Negotinë janë duke u mbushur me sasi për fillimin e termocentralit dhe prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike në periudhën e ardhshme. Mazuti shpërndahet me dinamikë ditore sipas llogaritjeve të kapacitetit pranues, informojnë nga AD Termocentralet e Maqedonisë së Veriut.
Drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, drejtori i përgjithshëm i TC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq dhe anëtarët e bordeve drejtuese të dy shoqërive aksionare, bënë një inspektim të përbashkët të përgatitjeve për termocentralin.
TC Negotinë si termocentral shtetëror ka statusin e “rezervës së ftohtë” në sistemin energjetik dhe mbahet në gatishmëri nga punonjësit.
“TEC Negotinë tani është përfshirë në kushtet e krizës globale energjetike dhe rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike, për çka edhe çmimi i prodhimit të këtij termocentrali, i cili në rrethana normale ishte i lartë, tani është më i ulët se çmimi i bursave”, thuhet në një deklaratë nga AD Termocentralet në Maqedoninë e Veriut.
The post Dorëzimi i naftës në TEC Negotinë është duke u zhvilluar, prodhimi fillon javën e ardhshme appeared first on Telegrafi.