Në prag të Fitër Bajramit, nisma qytetare “Dora e Arta” ka siguruar veshmbathje falas për 250 fëmijë nga komuna e Çairit në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Aktivistët e kësaj nisme kanë filluar shpërndarjen e rrobave nga shtabi në lagjen Serovë, për t’i gëzuar fëmijët që nuk mund të vishen me rroba të reja në këtë festë të madhe për besimtarët mysliman.
“Dora e Artë” gëzon 250 fëmijë me veshëmbathje për Bajram, ndihmon edhe Pendarovski (VIDEO)
“Dora e Artë” gëzon 250 fëmijë me veshëmbathje për Bajram, ndihmon edhe Pendarovski (VIDEO)
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Posted by Lajm TV on Wednesday, May 20, 2020
Përveç veshmbathjeve, “Dora e Artë” do t’u ndajë shumë familjeve në nevojë edhe pako ushqimore për festën e Bajramit. Vetëm presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka ofruar 50 pako me produkte ushqimore. Për këtë gjest human, shefi i shtetit do të shpërblehet me një ballkava nga aktivistët e “Dorës së Artë”.
Nisma qytetare “Dora e Artë” u krijuar gjatë krizës që u shkaktua nga koronavirusi. Aktivistët e saj kanë ndarë ndihma për shumë familje në nevojë edhe gjatë Ramazanit, ndërsa nuk kanë harruar as të burgosurit.
Gjatë këtij muaji të Ramazanit kanë qenë të shumta nismat për të ndihmuar familjet në nevojë. Kjo edhe për shkak se mirëqenia ekonomike e shumë familjeve u përkeqësuar nga kriza me virusin korona./ Senehate Nimani, Amir Idrizi – Gazeta LAJM