“Dokumentet personale”, vazhdojnë radhët e gjata para sporteleve të MPB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pritjet e qytetarëve para sporteleve për të marrë dokumentet personale nuk kanë fund. Qytetarët sot u lejuan që të presin brenda ambienteve të administratës së policisë. Pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë për rrëmujë dhe pritje të gjata.

“Kishim termin në 2 pa një çerek ndërsa turma brenda ka më shumë se 30 vetë, nuk ka as rend e asgjë. Vetëm gënjejnë se gjithçka shkon siç duhet por jo asgjë nuk ka në rregull. Shumë jam i dëshpëruar dhe nuk di si ta përshkruaj. Kot që bëjnë terminë, më mirë të thoshin le të vij kush të do që nga mëngjesi dhe të mbaroj punë si të munden, përndryshe ne dorëzohemi.”

“Unë vij nga kurbeti, më saktë nga Berlini. Kam pritur 15 minuta por kjo ndodh gjithkund në Evropë. Ka pritje por është normale ka funksionuar gjithçka në rregull. Termin kam pasur, por me vonesë gjysmë ore ndodh edhe në Gjermani.”

“Djali ende po pret brenda, dikush prit gjysmë ore e dikush nga tri orë siç pyeta njerëzit tjerë. Na thanës e për shkak që nuk ka punuar sistemi andaj janë bërë radhë të gjata. Tek lejet më së tepërmi ka radhë në sportelin e vetëm.”

Advertisement

Nga Ministria e Brendshme thonë se situata është nën kontroll dhe se që sot kanë shtuar kapacitet për të evituar pritjet e gjata.

“Kemi rritje të sporteleve dhe të pikave ku fotografohen qytetarët për dokumente. Orari i punës është bërë i zgjatur, do të punojmë edhe të shtunën edhe të dielën me qëllim që tu vijmë në dispozicion sa më shpejtë të jetë e mundur qytetarëve dhe të marrin me kohë shërbimet nga Ministria. Në gjithë shtetin ka nisur sistemi i ri që prodhon dokumente të udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Përndryshe nga sot të gjithë aplikuesit për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi në formularët për të lëshuar këto dokumente kanë marrë me emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut. Një aplikim të tillë e bëri sot edhe Kryeministri i vendit Zoran Zaev. Ata që kanë aplikuar me procedurë të shpejtë për dokumentet e udhëtimit brenda 48 orësh do të kenë në duar pasaportën me emrin e ri. Ndërkaq ata që lëshimin e dokumenteve e kanë bërë deri të premten, të njëjtit do ti marrin me emrin e vjetër, gjë të cilën do të jenë të detyrat ti nderojnë sërish deri në shkurt të 2024, sipas Marrëveshjes së Prespës./Alsat/

The post “Dokumentet personale”, vazhdojnë radhët e gjata para sporteleve të MPB-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy