Doganierët e RMV-së i konfiskojnë 98 mijë euro një shtetasi në pikën kufitare “Bogorodica”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore kanë konfiskuar 98.000 euro nga një shtetas i Maqedonisë, i cili në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka tentuar t’i nxjerrë jashtë shtetit ilegalisht.

“Më datë 26.07.2023, rreth orës 21:00, autobusi me targa të Turqisë, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll, është paraqitur për dalje nga shteti. Gjatë kontrollit të autobusit dhe të pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës, me gjithsej 100.000 euro”.

“Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro – shumë që një banor mund ta nxjerrë pa e deklaruar, ndërsa 98.000 euro të mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Në fund shtojnë se kundër personit është dorëzuar kallëzim përkatës në Gjykatën Themelore kompetente./Telegrafi/

Advertisement

The post Doganierët e RMV-së i konfiskojnë 98 mijë euro një shtetasi në pikën kufitare “Bogorodica” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy