Doganierët në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentim për kontrabandë të afërsisht 18 kilogramë bizhuteri argjendi dhe 180 parfume nga 100 ml në vlerë të përgjithshme prej 1,18 milionë denarë.
“Ndaj një personi, shtetas i Kosovës, është ngritur dhe shqiptuar aktgjykim nga gjykata kompetente. Bizhuteritë prej argjendi dhe parfumi u zbuluan gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonte autori me bashkëshorten. Gjatë kontrollit, në hapësirën e gomave rezervë u gjetën 180 parfume për meshkuj dhe femra, ndërsa në hapësirën e magazinimit prapa sediljes së pasme dhe në pjesën e djathtë të gomës së pasme dhe në pjesën e djathtë të gomës rezervë, u gjetën gjithsej 26 pako me rreth 18 kilogramë bizhuteri argjendi (bylizikë, vathë, zinxhirë, varëse dhe unaza)”, bëjnë të ditur nga Drejtoria e doganës.
Janë zbuluar gjashtë akte të shkeljes së pronësisë intelektuale, gjatë të cilave u sekuestruan 1852 veshmbathje, këpucë me firmën e Valentino, Prada, si dhe lodra Mercedes:
“Doganierët në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Dojran kanë zbuluar tri vepra të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, ku janë sekuestruar 789 veshmbathje, shumica me firmën e Valentino-s dhe 80 copë atlete me firmën e Prada dhe Calvin Klein”, thuhet në kumtesë.
Nga Drejtoria doganore thonë se një ekip mobil sekuestroi 770 tuta me firmë OYSHO për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Rasti është zbuluar në njësinë doganore Shkup 4 gjatë kontrollit të mallit për doganim importues.
“Një ekip mobil sekuestroi 93 komplete vetura për fëmijë Mercedes, në vlerë prej 301,7 mijë denarë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të mallit të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Tetovë”, thuhet në kumtesë.
Në një rast tjetër, ekipi mobil ka konfiskuar 120 copë lodra me logo të markave të mbrojtura, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të mallit për doganim importues në njësinë doganore Shkup 3. Doganierët dhe ekipi mobil në vendkalimin kufitar Dojran dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë parandaluar kontrabandën e afro 300 veshjeve në tre raste.
“Gjatë kontrollit të dy kamionëve me targa regjistrimi të Maqedonisë së Veriut, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Mexhitli, janë gjetur 27 kuti cigare pa pulla akcize. Cigaret u gjetën në kabina, në një zgavër fabrike pas sediljes së shoferit, si dhe nën strukturën e krevatit”, thuhet në kumtesë.
Në kamion me targa norvegjeze, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar Novo Sellë, janë gjetur bandazhë alumini dhe fenerë për kamion.
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka tentuar të kontrabandojë tetë pjesë kamioni që janë gjetur në bagazhin e veturës me targa të Maqedonisë së Veriut me të cilën shtetasi maqedonas ka aplikuar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc -autostradë.
Tri makina dhe dy tavolina për industrinë e furrës janë gjetur në kabinën e ngarkesave të furgonit me të cilin një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka aplikuar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Sellë.
“Janë sekuestruar 43 tavolina pasi ekipi mobil doganor gjatë kontrollit të mallit të deklaruar për zhdoganim në njësinë doganore Bllacë ka konstatuar se nuk janë të mbuluara me dokumente doganore. Në një rast tjetër, ekipi mobil, gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi, ka zbuluar 13 copë pajisje kuzhine të përdorura, të cilat nuk ishin të paraqitura në deklaratat doganore”, thuhet në kumtesë.
The post Dogana në Bogorodicë sekuestron 18 kilogram argjend dhe 1.852 veshmbathje, këpucë dhe lodra appeared first on Telegrafi.