Dogana e Maqedonisë sekuestron 13,5 tonë freon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, Dogana e Maqedonisë së Veriut ka kapur 13,5 tonë ose 1.150 bombola me freon.

Bombolat janë gjetur në një automjet mallrash me targa të Maqedonisë së Veriut, që po drejtohej nga personi D.G.

“Doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë penguar importimin e paligjshëm të mbi 13.5 tonë freon në 1.150 bombola për një përdorim, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, bombolat janë zbuluar në hyrje të vendit në kamion me targa të Maqedonisë, drejtuar nga personi D.G.

Ndaj personait është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për veprën penale tregti e paligjshme”, thonë nga Doganat.

Advertisement

 

The post Dogana e Maqedonisë sekuestron 13,5 tonë freon appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy