Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditëve të fundit janë parandaluar tentativa për kontrabandë mallrash të ndryshme, ku në një rast është sekuestruar një veturë e konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për fshehjen e mallit.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Shërbimi i skanerëve celularë zbardhi një rast ku një makinë me targa gjermane ishte konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për fshehjen e mallit. Rasti është zbuluar në dalje të vendkalimit kufitar Tabanoc, ku është përdorur një skaner celular për skanimin e veturës, duke zbuluar bunkerë në prag. Vetura është sekuestruar, ndërsa kundër drejtuesit të veturës, shtetas i Maqedonisë, për shkelje të rregullave doganore do të bëhet kallëzim përkatës në gjykatën kompetente”, thonë nga Dogana.
Gjithashtu njoftojnë se janë sekuestruar rreth 130 veshje dhe këpucë në valixhe dhe çanta të vendosura në bagazhin e veturës me targa të Maqedonisë, me të cilën dy shtetas të Maqedonisë janë regjistruar për të hyrë në vend në vendkalimin kufitar Mexhitlija.
The post Dogana e Maqedonisë konfiskon një makinë të përshtatur për fshehje të mallrave appeared first on Telegrafi.