Janë sekuestruar katër byzylykë ari në vlerë prej 586.224 denarë me peshë totale prej 77,5 gram, pasi janë gjetur në çantën e një gruaje gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të pasagjerëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Pasagjerja nuk i ka paraqitur byzylykët në organet doganore, informojnë nga Drejtoria doganore.

“Gjegjësisht, ajo së bashku me shoferin dhe katër persona të tjerë në hyrje të vendit, në pyetjen se a kanë për të raportuar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë”, thonë nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Ndaj personit është ngritur kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale “kontrabandë” e dënueshme nga neni 278 i Kodit Penal./Telegrafi/

The post Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar katër byzylykë ari në vlerë prej 586 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";