Dogana e Maqedonisë: Çdo tentativë për nxjerrje të paligjshme të parave sanksionohet, sot janë konfiskuar 6.850 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është parandaluar tentim për nxjerrje të paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanoc në vlerë prej 6.850 euro, pasi një shtetas i Maqedonisë nuk i ka paraqitur.

Valuta është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore.

“Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, i pyetur nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë. Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit i janë gjetur 8850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave”.

“Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar. Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të valutës. Apelojmë qytetarët që të deklarojnë valutë gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Advertisement

The post Dogana e Maqedonisë: Çdo tentativë për nxjerrje të paligjshme të parave sanksionohet, sot janë konfiskuar 6.850 euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy