Drejtoria e Doganave është bërë me qenë të ri për zbulimin e narkotikëve, armëve dhe parave. Nga Drejtoria thonë se luftimi i krimit të organizuar dhe ekonomisë gri është një nga prioritetet kryesore të tyre dhe se në këtë luftë, qentë janë mjaft të rëndësishëm.
Nga Drejtoria theksojnë se delegacioni i Drejtorisë Doganore i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të trajnimit të qenit doganor të dhuruar dhe trajnuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
“Qeni, i cili është i racës Labrador (dhelpra e kuqe), ka përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve. Me këtë Drejtoria doganore posedon 5 qenë nuhatës që lehtësojnë punën e përditshme të doganierëve”.
“Drejtori Bogoev mori pjesë edhe në një ushtrim praktik në aeroportin e Shën Apostull Pavle në Ohër, ku në kushte reale u demonstrua zbulimi i tregtisë ilegale nga ekipet mobile me ndihmën e qenve të doganës”, thonë nga Drejtoria e Doganave./Telegrafi/
The post Dogana e Maqedonisë bëhet edhe me një qen nuhatës për zbulimin e narkotikëve, armëve dhe parave appeared first on Telegrafi.